Parkimet dyshe në Tiranë po ia marrin frymën trafikut në Tiranë.
Kjo është situata në afërsi të Rrugës së Elbasanit, ku drejtues mjetesh rrinë me minuta të tëra pa u shqetësuar nga askush.
Policia Rrugore e Tiranës e paaftë për të ndryshuar situatën dhe t'u vijë në ndihmë qytetarëve, bëhet vetë pengesë e qarkullimit.
Në mesin e kaosit, një patrullë e policisë rrugore, në vend që të disiplinojë qarkullimin, shtrohet në muhabet në mes të kryqezimit me një koleg të saj në detyrë dhe një qytetar.
Në rrugën "Myslym Shyri", thuajse në të gjithë gjatësinë e segmetit rrugor ka parkime paralele.
E njëjta situatë edhe tek zona e shallvareve. Shkelës pafund të ligjit, teksa Policia Rrugore nuk duket gjëkundi.
Këtu jemi përballë Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza.
Pamjet nuk kanë nevojë për komente. Mjete që parkojnë mbi trotuar, hapësirë e dedikuar për qytetarët.
Edhe në këtë zonë nuk ka asnjë efektiv të policisë rrugore për të kryer detyrën dhe për të vendosur rregullin që mungon prej kohësh në Tiranë.