Deri tani qeveria e Kosovës nuk ka shpallur asnjë plan për të dhënë me koncesion mirëmbajtjen e vazhdimit të rrugës Durrës-Kukës, pjesën prej 103 kilometrave që lidhin Vërmicën me Prishtinën.
Por një dokument i hartimit të fizbilitetit të mirëmbajtjes së rrugës Milot ? Morinë, zbulon se edhe Kosova po planifikon që të bëjë me pagesë pjesën e saj të rrugës.
Studimi i koorporatës financiare ndërkombëtare IFC, në Janar të 2016-s llogarit fluksin që do t?i shtohet autostradës në total duke qënë se ka përfunduar i gjithë aksi Shqipëri ? Kosovë. Studimi thotë se për momentin rruga është pa pagesë, por ka të ngjarë që edhe ajo të koncesionohet sipas një kontrate ?Mirëmbajtjeje dhe Operimi?.
Përmes kësaj harte, IFC klasifikon edhe autostradën Prishtinë ? Elez Han, prej 65 kilometrash në Kosovë dhe atë Miladinovci- Bllacë- Tetovë ? Ohër, në Maqedoni të cilat do të lidhin rrjetin e rrugëve rajonale mes 3 vendeve dhe jep mundësi zhvillimi për të gjitha firmat e kësaj fushe.
Vendosja e pagesës për të kaluar në rrugën Milot-Morinë në Shqipëri ka nisur të hartohet në bashkëpunim me korporatën IFC, pjesë e Bankës Botërore, që në vitin 2010.
Një tjetër studim i IFC-së, zbulon se tenderi për koncesionimin e mirëmbajtjes së saj dhe përfundimit të punimeve po ashtu duhej të hapej në 15 Dhjetor të vitit 2011 e zbatimi i pagesës të fillonte në Korrik të vitit 2012.