Drekë për personat në nevojë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-12 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sikundër është bërë traditë kryebashkiaku erjon veliaj ka shtruar një drekë për njerëzit në nvojë me rastin e pashkëve. Festa është shoqëruar edhe me surpriza për të gjithë të pranishmit.
Pasi u shërbeu drekën, Veliaj tha se mensat sociale janë kthyer në vende shprese për këdo që është në pamundësi ekonomike

?Kjo është një nga 5 qendrat tona sociale ku ne shërbejmë. Më shumë se shërbimi i një vakti çdo ditë, ky është një vend ku kalojmë kohën, ku ndërtojmë komunitet, ku pavarësisht halleve, problemeve, secili gjen një vesh që ta dëgjojë. Pavarësisht sfidave të jetës, pavarësisht emigracionit apo të qenurit larg vendeve nga ku vjen secili, këtu është krijuar një çerdhe, një hapësirë shumë e ngrohtë, një atmosferë ku të gjithë mbështesim njëri tjetrin, por edhe kalojmë kohë me njëri tjetrin, po sidomos në ditët speciale të festave jemi gjithmonë e më pranë. Kështu që, e vlerësoj shumë praninë tuaj sot?, tha Veliaj.

Kryetari bashkisë ka falenderuar edhe personelin e qëndrave sociale që I shërben cdo ditë njerëzve në nevojë.

Tirana ka gjithsesj 5 qëndra sociale ku në cdo ditë të vitit ofroher dreka për më të varfërit.

Free Traffic Exchange