Tarifa për kalimin e ?Rrugës së Kombit? nuk do të ndryshojë. Në daljen për mediat, kryeministri Edi Rama theksoi qartë se pagesa prej 5 euro për automjetet nuk do të preket. Lehtësi do të kenë vetëm banorët e zonës verilindore, të cilët e frekuentojnë më shumë këtë aks.
Sa i takon protestës së të shtunës, kreu i qeverisë bëri dallimin mes atyre që i konsideroi vandalë të orientuar nga politika e Tiranës dhe qytetarë që nuk u bënë pjesë e akteve të dhunës.
Të gjithë ata që ushtruan akte dhune, do të përgjigjen përpara drejtësisë.
Rama mohoi të ketë pasur kontakte apo këshillime mbi vendosjen e tarifës prej 5 euro, mes ekzekutivit të Tiranës e atij në Prishtinë, nisur nga fakti se rruga frekuentohet masivisht edhe nga qytetarët kosovarë.
Pagesa për kalimin në akse të rëndësishme, nuk do të aplikohet vetëm tek ?Rruga e Kombit?, saktësoi Rama.
Shefi i ekzekutivit theksoi se ?Rruga e Kombit?, ka nevojë për mirëmbajtje dhe riparime të rëndësishme. 37 janë vatrat potenciale të rrezikshme për rrëshkitje të tokës, ndërkohë që do të kryhen 30 milionë euro investime, riparim të rrugës së Kukësit, 7 mbikalime të reja, si dhe studim i ri gjeologjik.