Protesta për taksën, mbi 30 të shoqëruar në Kukës - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-12 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTVPas protestës se dhunshme ne rrugën e Kombit, qyteti i Kukësit blindohet nga policia. Ne orët e para te mëngjesit janë shoqëruar ne komisariat mbi 30 persona qe dyshohet si organizatore te protestës dhe protagonistet kryesore të dhunës.



Te afërmte protestuesve te ndaluar, i janë dhjetuar komisariatit te policisë, ku thane se nuk iu jepet asnjë sqarim. Ata e cilësojnë te padrejte ndalimin dhe mënyrën e organizimit te aksionit.



Nga policia, nuk ka ende nje njoftim zyrtar nëse ka te arrestuar per protestën. Megjithatë burime bëjnë te ditur se ne oret e para te mëngjesit jane kryer kontrolle te befasishme ku dhe janë shoqeruar disa persona, te cilët përveçse organizatore kane qene edhe te dhunshëm ndaj policisë dhe pronës private.

Ndërkohë Prokuroria ka nisur hetimin dhe ka ngritur disa akuza: shkatërrim i pronës, kundërshtim i punonjësit të policisë dhe goditje për shkak të detyrës.