Ora News - LGBTI në shkolla, Sytari: Kanceri nuk mund të pranohet si vlerë

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tre krerët e komuniteteve fetare në Shkodër gjatë një vizite urimi për pashkët pranë Kishës Katolike, kanë shprehur shqetësim për futjen e LGBTI-ve në shkolla.

Imami i Shkodrës Muhamed Syftari ishte më ashpri në deklaratat e tij, duke theksuar se 'kanceri nuk mund të pranohet si vlerë dhe si diçka e çmueshme'.

Sytari: Besoj se nuk është e ndershme që të na kushtëzohet për të deviju nga tabani jonë për interesa të ngushta të grupeve të caktuara. Refuzojmë çdo thirrje për të prishur atë që Zoti ka urdhëruar. Jemi të pritur maksimalisht për të tërhequr vëmendjen e shoqërisë këtë që kemi të shenjtë; harmoninë, vlerat, familjen.

Kanceri nuk mund të pranohet si vlerë dhe si diçka e çmueshme. Atë që Zoti e ka mallkuar, nuk mundet që asnjë njeri apo shenjtan të ngrejë si vlerë. Të çthururit nuk mund të jenë kurrë vlerë.

At Nikolla: Ne kemi bërë shumë takime të përbashkëta për sa i përket vlerave të familjes. Kisha ortodokse do të proklamojë familjen si e shenjtë. Po na proklamohet diçka që për ne është si antivlerë. Ne do të vazhdojmë të proklamojmë familjen si bazën e shoqërisë. Unë besoj se në kishë nuk do të jenë asnjëherë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/lgbti-ne-shkolla-syrtari-kanceri-nuk-mund-te-pranohet-si-vlere