Ora News - Dalin rezultatet e testimit me shkrim të infermierëve për Tiranën

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dalin rezultatet e testimit me shkrim të infermierëve për Tiranën. Rezulatet kandidatët i mësojnë përmes portalit infermieri.al ndërsa pyetjet u hartuan nga një komision i posaçëm me profesor të Fakultetit të Infermierisë. Ministrja Manastirliu tha se procesi është transparent.

Kandidatët për infermieri që kaluan fazën e parë pas aplikimit në platformën online u testuan në fazën e dytë dhe përfundimtare, atë të testimit me shkrim. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ndoqi nga afër procesin e testimit, ku vetëm për Tiranën u testuan 526 kandidatë, infermierë, fizioterapistë dhe teknikëve të imazherisë.

Ogerta Manastirliu: ?Të gjithë hapat e konkursit kanë qenë transparente dhe me kënaqësi konstatoj se procesi sot ka shkuar shumë mirë. Rezultatet përfundimtare do të dalin nga mbledhja e pikëve të dosjes së gjithësecilit kandidat të cilat tashmë janë të shpallura, me pikët e grumbulluara nga rezultati i testit me shkrim?.

Teza u hartua nga një komision i përbërë me padagogë të Fakultetit të Infermierisë. Për pretendimet dhe pakënaqësi kandidatët kanë 5 ditë kohë afat, për ankimim.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/dalin-rezultatet-e-testimit-me-shkrim-te-infermiereve-tiranen

Free Traffic Exchange