Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjatë konferencës për shtyp, kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët edhe për një qytetar që është dhunuar nga një efektiv i FNSH-së gjatë protestës në Rrugën e Kombit, pavarësisht se ai nuk kishte ushtruar akte dhune. Kryeministri Rama dha këtë përgjigje:
Gazetari: Në një video të shfaqur në media, një polic i forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë godet një qytetar dhe ai në asnjë moment nuk reagon. A keni ju një koment për sjelljen e këtij polici?
Rama: Vetëm ju mund të bëni pyetje të tilla sepse përgjigja është e qartë. Në radhë të parë dihet që ka një zonë të përcaktuar për protestën. Kush e shkel vijën e zonës të përcaktuar për protestën, është në shkelje të ligjit. Godet apo nuk godet je në shkelje të ligjit. Në ato kushte që ishin dje, policia ka bërë më të mirën e mundshme duke ruajtur gjakftohtësinë përballë një tufe vandalësh, të cilët natyrisht do të marrin gjithë ndëshkimin që meritojnë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/protesta-qytetari-qe-u-godit-nga-efektivi-i-fnsh-rama-policia-beri-me-te-miren