Ora News - Rama: Nuk ka tërheqje për Rrugën e Kombit, ata që dogjën vandalë

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama në një konferencë me gazetarë, e konsideroi "stuhi në gotë" atë që ndodhi në Rrugën e Kombit duke theksuar se

Rama: Dizinformimi dhe manipulimi i opinionit publik dhe posaçërisht në Kukës ka triumfuar mbi shpjegimet që ne kemi dhënë.

Të tërhiqesh nuk është asnjëherë e paudhë. Këtu nuk ka asnjë tërheqje për të bërë, por thjesht ka nevojë për të luftuar dezinformimin. Më vjen shumë keq që në këtë proces, pasi kjo kontratë është e nënshkruar prej dy vjetësh, pasi një vit që kompania ka filluar punë dhe ka bërë goxha punë dhe ngrihet një furtunë në gotë dhe ndizet benzinë mbi pronën e përbashkët dhe një investim që duhet ta dëmshpërblejë përsëri buxheti i përbashkët. Në këtë fushatë dezinformimi ne mund të kishim bërë më shumë.

Kur këto investime sulmohen dhe digjen nga vandalë, sigurisht që kush ka bërë investimet kërkon mbrapsht paratë nga shteti. Kjo nuk ka nevojë të parashikohet në kontratë.

Ne nuk ka shans të tërhiqemi për një arsye të thjeshtë. Në një hark kohor 5 deri në 10 vjeçar rruga do të jetë e papërdorshme. Midis rehatisë dhe komoditetit në karrige për të shtyrë kohën e qëndrimit pa siklete dhe marrjes së vendimit për të garantuar rrugën, zgjedhja për mua është e qartë.

Rruga do të jetë me pagesë kjo diskutohet. 5 eurot nuk negociohen.

"Abone për banorët me përdorim të shpeshtë"

Rama: Në kontratë do të aplikohet sistemi për përdoruesit e shpeshtë që banojnë në atë zonë. Të tjerët janë pëdorues të rrallë. Për banorët do të ketë një sistem të posaçëm që do t'u shërbejë të gjithë atyre që janë përdorues të rrugës që do të marrin abone dhe vetvetiu do të ulet çmimi.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rama-nuk-ka-terheqje-rrugen-e-kombit-ata-qe-dogjen-vandale