Ora News - Rama: Shqiptarët do të paguajnë me lekë për kalimin në Rrugën e Kombit

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama thotë se banorët e Shqipërisë do të paguajnë me lekë për kalimin në Rrugën e Kombit, ndërsa deri më tani ata detyroheshin të paguanin me euro. Rama tha se tarifa 5 euro është vendosur për shkak se përdoruesit më të shpejtë janë kosovarët.

Rama: Jemi në kushtet që edhe ju duhet të jepni kontributin tuaj. Jo për ne por për të vërtetën. Nuk ka asnjë shans që kjo rrugë të mirëmbahet pa pagesë dhe nga ana tjetër do të bëhet një sistem i posaçëm për të gjithë përdoruesit e shpeshtë të rrugës, që do të jetë pagesë e drejtpërdrejt për një muaj ose 6 muaj. Kjo po diskutohet.

5 euro është vendosur bashkë në tarifën në lek për faktin se një numër i madh përdoruesish janë qytetarë të Kosovës. Për ta lehtësuar është vendosur 5 euroshi si referencë. Sigurisht qytetarët e Shqipërisë do të paguajnë me lekë. Ashtu sikundër ka 120 mijë euro që kompania i vë në dispozicion Bashkisë për njerëzit në nevojë. Ata që kanë nevojë për dializë dhe do ta bëjnë rrugën tre herë në javë, do të ketë kompensim për pagesë direkte nga ky buxhet.

Brenda jo më shumë se 60 ditëve të gjitha këto do të jenë të vendosur 1 për 1. Pse nuk u bë më parë? Kontrata parashikon që pas vendosjes së sistemit duhen 6 muaj sepse në 6 muaj identifikohen përdoruesit e shpeshtë.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rama-shqiptare-do-te-paguajne-me-leke-kalimin-ne-rrugen-e-kombit