Report TV - Të shkosh në Kukës nga Rruga e Vjetër, një zgjidhje e vështirë

2018-05-12 3

Sot në Rrugën e Kombit u zhvillua një protestë për të kundërshtuar taksën. Nëse kuksianët nuk duan të paguajnë taksën e vendosur nga qeveria për të përdorur rrugën e re, e vetmja alternativë për të ardhur në Tiranë është ajo e rrugës së vjetër.

Nëse do të nisesh nga Kukësi do të duhen 2 orë për të arritur në Qafën e Malit me një rrugë e cila është tërësisht e amortizuar. Më pas edhe dy orë të tjera është për të zbritur në Fushë Arrëz e për të vijuar me sakrifica të panumërta deri në Rrëshen që duhen edhe 3 orë të tjera.

E për të mbërritur në destinacionin final do të duhen edhe disa orë te tjera. Kjo është rruga e vjetër. Sikur duket nga pamjet rruga është e pa mirëmbajtur dhe e amortizuar, do ta bënte të kursenim, por do të ?humbnim? veshkat?