Protestuesit i kanë vënë flakën sportele" /> Protestuesit i kanë vënë flakën sportele"/>

Ora News - "Kombi" në flakë, protestuesit djegin stacionin, dëmi miliona euro

2018-05-12 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Protestuesit i kanë vënë flakën sporteleve ku paguhej tarifa e kalimit të Rrugës së Kombit. Kanë hequr trarët, kanë shkatërruar dhe goditur me mjete të forta strukturën metalike si dhe i kanë vënë zjarrin disa kabinave aty afër, si infrastrukturë ndihmëse.

Protesta kundër pagesës së lëvizjes në Rrugën e Kombit, që ishte paralajmëruar se do të ishte paqësore përfundoi në një shfaqje dhune.

Cfare ndodhi?
Prej orës 10:40 qindra protestues u mblodhën tek Rruga e Kombit për të kërkuar heqjen e tarifës së kalimit. Ata e quajnë të padrejtë tarifen përballë një komuniteti tepër të varfër siç është Kukësi dhe një taksë të dyfishtë.

Situata u tensionua që në nisje, kur protestues kryesisht nga tre bashkitë e qarkut Kukës, por edhe të ardhur nga Kosova e qytete të tjera sulmuan me gurë policinë, me pretendimin se i kishin provokuar uniformat blu.

Fillimisht protestuesit u përplasën me policinë e cila u përpoq të mbronte sportelet. Me skafandra në duar dhe me shkopinj gome ata u perpoqën t'i ndalonin për ti afruar tek trau. Pati përplasje me protestuesit të cilët qëllonin me gurë. Por më pas policia u zbraps dhe protestuesit i vunë flakën kabinave dhe disa objekteve qe ishin pjesë e struktures metalike ku makinat ndalojnë për të bërë pagesën e tarifës së kalimit.

Nga përplasja ministri i Brendshem, Fatmir Xhafaj deklaroi se janë 12 efektivë të FNSh të plagosur mes tyre dhe drejtori i policisë së Kukësit, Perlat Vatoci.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sot-ne-1100-protesta-kunder-tarifes-se-kalimit-ne-rrugen-e-kombit