Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mblodhi në një takim urgjent mbrëmjen e sotme aleatët ku analizoi zhvillimet në Rrugën e Kombit.
Pas takimit në një konferencë për mediat nga selia blu përkrah aleatëve, Basha shprehu mbështetjen e opozitës për protestuesit.
Basha dënoi dhunën ndaj tyre teksa apeloi qytetarët të shmangin provokimet. Një apel direkt pati për kryeministrin Rama, duke i bërë thirrje të largojë policinë nga Kukësi që sipas tij kanë rrethuar qytetin dhe po ushtrojnë presion.
Basha: Kërcënimeve të Edi Ramës dhe kanosjeve të tij histerike për raprezalje policore. Urojmë që ato janë trillim i gjendjes së rënduar psiqike me të cilën u shfaq sot para shqiptarëe. Shprehim mbështetjen tonë pa asnjë kusht të qytetarëve të Kukësit, Kosovës dhe gjithë Shqiërisë që preken dhe ndëshkohen nga tarfa e padrejtë dhe korruptive për udhëtimin në Rrugën e Kombit.Ne dënojmë dhunën barbare kundër protestuesve dhe kërkojmë vënien para përgjegjëesisë të çdokujt që ka ushtruar dhunë ndaj tyre. U bëjmë thirrje qytetarëve të shmangin provokimet e dhunshme por ta kërkojnë të drejtën e tyre vendosmërisht me çdo mjet demokratik. Edi Rama duhet ta kuptojë mirë sa nuk është vonë, zgjidhja e situatës arrihet me dialog dhe jo kërcënimin e raprezaljeve dhe armëve. Qytetarët nuk mund dhe nuk do të deturohen të paguajnë një taksë të rëndë dhe korruptive me grykën e pushkës për llogari të Edi Ramës dhe xhepave të tij. Për këtë qëllim i bëjmë thirrje Edi Ramës të largojë menjëherë forcat policore që kanë rrethuar Kukësin. Dërgimi i forcave speciale është një provokim frikacak dhe i rrezikshëm i Edi Ramës.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/protesta-ne-rrugen-e-kombit-basha-mbledh-aleatet-pritet-te-dale-ne-deklarate