Ora News - Protesta, mjetet 3 orë në pritje nga Repsi në tunelin e Kalimashit

2018-05-12 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Protesta për taksën e Rrugës së Kombit, ka sjellë bllokim për disa orë të këtij segmenti rrugor.

Radha e automjeteve nga Repsi i Mirditës deri në Tunelin e Kalimashit, pjesë që përshkon qarkun e Lezhës ka qenë kilometrike.

Drejtuesit e mjeteve kanë qëndruar për më shumë se 3 orë në rrugë, por kjo nuk i ka irrituar qytetarët.

Ata janë solidarizuar me protestën, pasi e konsiderojnë si tepër të lartë dhe të papërballueshme taksën e vendosur për kalimin në Rrugën e Kombit.

Vijimi normal i lëvizjes në Rrugën e Kombit ka nisur rreth orës 15:00, kur forca të shumta policie ndërhynë dhe shpërndanë protestuesit.

Ndërkohë për të normalizuar lëvizjen në këtë segment rrugor, ndërhyri policia rrugore.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/protesta-mjetet-3-ore-ne-pritje-nga-repsi-ne-tunelin-e-kalimashit