Sali Lushaj, ish-truproja i Sali Berishës, njeriu që qëllonte me kallashnikov në vitin 1997 për të mbrojtur presidentin e atëhershëm të Shqipërisë, dhe njeriu që u ngjit mbi tank në vitin 1998, në grushtin e shtetit ndaj qeverisë "Nano" dhe Nexhat Behluli, një kombas shqiptar por që jeton në Serbi, i cili ka pozuar krenar përkrah ekstremistit serb Vojsllav Sheshel, nxitës i fuqishëm i Sllobodan Millosheviçit dhe i masakrave ndaj shqiptarëve në Kosovë, kanë qenë sot mes të pranishmëve në protestën ku u dogjën pikat e vjeljes së taksave në tunelin e Kalimashit në Kukës.Përveç Sali Lushajt, foto e të cilit mori dhënë, si një ndër të pranishmit në protestë, Report Tv mëson se gjithashtu ndër të pranishmëve dhe organizatorëve të protëstës kanë qenë aty edhe dy persona të dyshimtë, të cilët kohën më të madhe të tyre e kalojnë në Beograd.