Ora News - Noka: Qytetarët e revoltuar nuk janë kriminelë, të hiqet taksa e Rrugës së Kombit

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputeti demokrat i qarkut të Kukësit, Flamur Noka, ka apeluar qeverinë të mos provojë banorët e Kukësit.

Në një deklaratë për mediat, Noka thotë se "me policë nuk mbrohet dot vjedhja se do të jenë policët të parët që do t?i braktisin Xhafajn, Ramën dhe hajdutët e tjerë. Detyra e policisë është të mbrojë qytetarët dhe jo vjedhjen".

Deputeti i PD-së thekson se "kërcënimet e Edi Ramës dhe bandës së tij grabitqare nuk trembin askënd".

"Qytetarët e revoltuar nga taksa, nuk janë kriminelë. Gjendja në Kukës zgjidhet duke hequr tarifën grabitqare të "Rrugës së Kombit" dhe jo duke kërcënuar me më shumë policë dhe më shumë dhunë thotë Noka.


Deklaratë e deputetit Flamur Noka


Qytetarët e Kukësit dhe zonave përqark janë të revoltuar dhe po ngrenë zërin për dënimin që u ka bërë qeveria duke u vënë taksë për rrugën nga e cila varet mbijetesa e tyre.

Ata janë qytetarë të varfër që po ngrenë zërin për jetën e tyre dhe të fëmijëve të tyre, janë sipërmarrës të vegjël nga Shqipëria dhe Kosova, që janë viktima të korrupsionit qeveritar.

Por Fatmir Xhafaj, vëllai i trafikantit ndërkombëtar të kokainës Agron Xhafaj, i akuzoi ata sot si njerëz të krimit.

Banorët e varfër të Kukësit janë kriminelë? Sipërmarrësit e vegjël janë kriminelë?

Deklarata kërcënuese e Xhafajt është provokimi ulët dhe malinj ndaj qytetarëve të ndershëm. Fatmir Xhafaj nuk tremb dot njeri, sepse njerëzit e ndershëm nuk tremben nga qeveritarët e korruptuar dhe të inkriminuar që vjedhin dhe grabisin.

Me policë nuk mbrohet dot vjedhja se do të jenë policët të parët që do t?i braktisn Xhafajn, Ramën dhe hajdutët e tjerë. Detyra e policisë është të mbrojë qytetarët dhe jo vjedhjen.

Gjendja në Kukës zgjidhet duke hequr tarifën grabitqare të Rrugës së Kombit dhe jo duke kërcënuar me më shumë policë dhe më shumë dhunë.

Sot eshte koha te shfuqizohet menjeherë tarifa e Rrugës së Kombit e cila duhet të paguhet nga fondi prej 200 milionë euro qe u merren shqiptarëve çdo vit me taksën e qarkullimit.

Për më shumë lexoni në:http://oranews.tv/article/noka-qytetaret-e-revoltuar-nuk-jane-kriminele-te-hiqet-taksa-e-rruges-se-kombit

Free Traffic Exchange