Ora News - Rama nuk tërhiqet: Me pagesë edhe aksi Kashar-Rrogozhinë-Vlorë

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Paralelisht me protestën në stacionin ku kryhej pagesa për kalimin në Rrugën e Kombit, kryeministri Rama ishte duke folur për strategjinë e punësimit por nuk ka anashkaluar një përgjigje për të gjithë ata që kundërshtojnë pagesën për rrugën.

Numri një i qeverisë, njëherësh deputet i qarkut të Vlorës, tha se ekipi që ai drejton ka projekte të tjera për rrugë me koncesion ku të gjithë ata që do të qarkullojnë do të paguajnë.

Rama: Kemi shpresoj edhe mundësinë për të filluar me projektin Kashar-Rrogozhinë -Vlorë, në mënyrë që lidhja të bëhet direkte dhe aty do të synojmë një tjetër skemë. Pra kemi skemat e PPP, këtu do të kemi skemën e buxhetit (rrethrrotullimi i Shqiponjës) dhe aty (Kashar-Rrogozhinë -Vlorë) do të kemi skemën e pagesës. Pra, me një rrugë me pagesë që t?i mund të vish nga Tirana në Vlorë për gjysmën e kohës qe vjen sot. Kush do të paguajë, paguan, kush s?do të paguajë kalon vazhdon jetën siç bën sot. Kjo është rruga. Këto janë kantieret, ka shumë profesione qe duhen.

Dy ditë më parë pikërisht për këtë debat, kreu i qeverisë tha në parlament se për përdoruesit e shpeshtë, banorët e zonës do të ketë një sërë masash lehtësuese.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rama-nuk-terhiqet-me-pagese-edhe-aksi-kashar-rrogozhine-vlore