Report TV - Urdhri/ Rikontroll territorit për kanabis, porosi dhe paralajmërime për policët

2018-05-12 0

Policia e Shtetit do të nisë rikontrollin e territorit për të parandaluar kultivimin e kanabisit. Burime nga Policia thanë për Report TV se të gjitha komisariateve dhe drejtorive vendore u është shpërndarë një plan për kontrollin e çdo ambienti ku mund të kultivohen fidanët e kanabisit.

Policëve u është dhënë porosi të kontrollojnë të gjitha serat bujqësore, përfshirë edhe ato që ndodhen në zona të thella. Për serat është dhënë porosi e veçantë që oficerët e policisë të hyjnë në brendësi të tyre për të parë se çfarë është mbjellë dhe në çdo rast të mbajnë një procesverbal.

Gjithashtu në tunelet e hapura gjatë viteve të komunizmit dhe te braktisura është kërkuar që të kryhen kontrolle çdo muaj. Edhe magazinat e vjetra shtetërore, që më parë janë përdorur për magazinimin e ish-rezervave është dhënë urdhër që të kontrollohen çdo 20 ditë nga policët.

Po kështu komisariateve u është dhënë porosi që të mbajnë në vëzhgim banesat e vjetra, kryesisht në fshat, që mund të përdoren për mbjelljen e fidanëve të kanabisit. Faza e parë parashikon që kontrollet të kryhen në ambientet e mbyllura, aty ku mund të rriten fidanët, ndërsa më pas do kryet kontroll I fushave.

Free Traffic Exchange