Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama e nisi konsultimin për programin e ri të punësimit deri në 2021 nga Vlora. Kreu i qeverisë u shpreh se puna nuk gjendet vetëm në shtet por edhe në privat. Ndërsa ministri Gjiknuri ngriti si shqetësim mungesën e krahut të kualifikuar të punës.
Programi i punësimit 2018-2021 nisi diskutimin me grupet e interesit në Vlorë. Kreu i qeverisë, Edi Rama, u shpreh se synim është ulja e papunësisë ndërsa theksoi se në Shqipëri të gjithë duan të punësohen në shtet sepse shpresojnë të paguhen pa bërë punën.
Rama: Ajo që më shqetëson më shumë është fakti se dua të ma bësh gruan pastruese. Dakord që nesër në privat. Ah jo! Atëherë ku ndryshon fshesa e shtetit nga fshesa e privatit? Fshesën e privatit duhet ta tundësh. Fshesën e shtetit mund ta lësh në cep dhe të pish kafe.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, tha se në ekonominë shqiptare problem mbetet mungesa e krahut të kualifikuar të punës.
Gjiknuri: Sfida do të jetë: A do të kemi ne njerëz?Jo të vijë investitori dhe të kërkojë specialistë këtu dhe nuk ka.
Programi i ri i punësimit synon që të bashkojë të gjitha fondet e punësimit në një të vetëm, ti shtojnë kompetencat vendorëve si dhe të përqëndrohen në shkollimin profesional.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/shqiptaret-duan-pune-vetem-ne-shtet-rama-tregon-si-ndryshon-fshesa-tek-privati