Ora News - Sportitët dhe Vëllazëria Ungjillore dhurojnë pemë për Liqenin Artificial

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një grup vrapuesish dhe sportistësh ia janë bashkuar nismës së Bashkisë së Tiranës për shtimin e sipërfaqeve të gjelbra. Së bashku me kryetarin Erion Veliaj ata mbollën fidanë të rinj tek parku i Liqenit Artificial.

Kryebashkiaku inspektoi dhe ecurine punimeve në infrastrukturë.

Erion Veliaj: "Sot liqeni ka dyfishuar korsitë e vrapimit ndërkohë që ka një korsi totalisht të re të biçikletave. Janë ndërprerë shtigjet ku më përpara hynin makinat, kështu që makinat kanë një bypass. Dhe ndërkohë shumë shpejt me vendosjen e taoeteve të fundit, të ndriçimit dhe me gjithë këtë fushatë të mbjelljeve ne do të kemi më në fund dyfishuar hapësirën e fituar të liqenit.?

Edhe vallëzira ungjillore e Shqipërisë me ratin e Pashkëve zgjodhi ta kremtojë këtë festë duke i dhuruar qyetit pemë të reja. Përveç falenderimeve Veliaj u drehtoi një ftesë të gjithë atyre që duan të kontribuojnë duke mbjellë pemë.

Erion Veliaj: ?Dua të falënderoj të gjithë ata që ishin sot besimtarë dhe në prag të Pashkës bënë një dhuratë për qytetin dhe me fabulën e ringjalljes së Krishtit, besoj që edhe ringjallja e jetës dhe natyrës në Tiranë në këtë pranverë të re, shkojnë në mënyrë perfekte. Shumë mirënjohës të gjithëve dhe dua t?i ftoj të gjithë qytetarët, deri në datën 22 prill kemi kohë, që është Dita e Tokës, për të bërë mbjellje në çerdhe, në kopsht, në shkollë, në punë, në komunitet dhe kudo tjetër.?

Pas 21 marsit ku u arrit rekordi i mbjelljes së 100 mijë pemëve, Bashkia e Tiranës e shtyu me një muaj nismën për shkak të interestit të treguar nga donatorët dhe qytetarët

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/article/sportitet-dhe-vellazeria-ungjillore-dhurojne-peme-liqenin-artificial