Në vigjilje të festës së Pashkëve, kreu i Kishës Katolike, Imzot George Frendo uron të gjithë besimtarët duke bërë apel për më shumë paqe dhe dashuri mes njerëzve.
Imzot George Frendo: ?Krishti i ngjallur u tha grave që kishin shkuar te varri, shkoni njoftoni vëllezërit e mi që unë jam i gjallë. Në sajë të ngjalljes së Krishtit jemi bërë një familje e bashkuar në dashuri dhe për këtë urimi i Krishtit ishte paqja me ju. Unë i ruoj të gjithë që me rastin e Pashkëve të përpiqen të kalojnë një Pashkë të veçantë sivjet, duke uruar njëri-tjetrit përzemërsisht gëzuar Pashkët, paqja me ty?
Imzot Frendo kërkon që populli shqiptar të ketë më shumë respekt për jetën dhe të drejtat e njeriut, duke mos lejuar vetëvrasjen, abortin dhe eutanazinë.
Imzot Frendo: ?Duhet të respektojmë jetën tonë sw pari. Nuk lejohet vetëvrasja. Natyrisht ka raste kur ndoshta një njeri është në një situatë kur nuk mund të kontrolloj vetveten, por parimisht nuk lejohet vetëvrasja. Por edhe të respektojmë të drejtën e jetës së të tjerëve. Eutanazia, aborti janë krime kundër jetës; edhe të respektojmë të drejat e njeriut, sepse Krishti i ngjallur na tregon se jeta është dhuratë e Zotit, të respektohet dhe duke respektuar të drejtat e njeriut, të drejtën për punë, të drejtën për strehim, për edukim?
Një nga ritualet e besimtarëve katolikë me rastin e Pashkës dhe Krishtlindjes është bekimi i ushqimeve.
Imzot Frendo: ?Krishti i ngjallur që tu tregonte Apostujve që nuk ishte fantazëm ka ngrënë me ta, ka bekuar bukën para se ta hante dhe kjo ka frymëzuar besimtarët që për Pashkët para se të hanë drekë të kenë bukë të bekuar sipas shembullit të Krishtit?
Mesha e Pashkës Katolike do të zhvillohet në mesnatë, ndërkohë që të dielën të gjithë besimtarët katolikë do të festojnë Ringjalljen e Krishtit.