Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Imzot George Frendo uron besimtarët e krishterë për festën e Pashkës. Në urimin e tij Imzot Frendo i kërkon shqiptarëve që të kthejnë sytë nga njerëzit që kanë më shumë nevojë. Të dielën besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën, e cila shënon ringjalljen e Jezu Krishtit pas kryqëzimit.
"Ju uroj Gëzuar Pashkën"! Besimtarët katolikë në Shqipëri, ashtu sikurse në të gjithë botën kremtojnë të dielën festën e Pashkës, e cila shënon ringjalljen e Jezu Krishtit pas kryqëzimit.
Mesazhin e tij për Pashkën, imzot Gergo Frendo ja ka drejtuar të gjithë shqiptarëve që të ndihmojnë njerëzit që kanë nevojë.
Imzot Gergo Frendo: Ngjallja e Krishtit na nxit të respektojmë jetën që nga fillimi deri në fund. Unë uroj që të gjithë të kalojmë sivjet një Pashkë të veçantë duke u dhënë dorën edhe personave të cilëve ua kishim mohuar.
Pashka kotolike, nisi javën e kaluar me kremtimin e së Dielës së Larit duke vazhduar me të premten e mirë dhe dita e shtunës së madhe e të shenjtë të Pashkëve.
Ndërsa në mesnatë do të mbahet mesha e shenjtë ne Katedralen e Shën Palit nga Imzot George Frendo për të gjithë besimtarët e krishterë.
Të krishterët në festën e Pashkës kremtojnë ringjalljen e Krishtit, moment ky që simbolizon rilindjen e shpresës dhe forcimin e besimit tek Zoti.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/gezuar-pashken-imzot-george-frendo-uron-besimtaret-e-krishtere