Heroi i policise qe u kercenua nga Policia Rrugore

2018-05-12 0

U përcoll si hero sepse i kishte shërbyer për 43 vite ligjit dhe për këtë arsye eprorët e tij i bënë një surprizë që ta mbante mjetin me të cilin ai ishte përpjekur ndershmërisht që çdo ditë të jetës së tij të vinte rregull në trafikun e rrugëve të Tiranës.

Por shihni si trajtohet ky hero i policisë dhe zbatimit të ligjit nga komisariati i Policisë Rrugore të Tiranës. Vetë atij i tregohet ligji një me një, a thua se e ka shkelur ai dhe i kërkohet që dhurata t?i kthehet mbrapsht me urgjencë komisariatit të Policisë Rrugore të Tiranës. Para dy javësh, Xhemil Haluli u njoh me këtë shkresë të Policisë Rrugore të Tiranës, ku me një tekst kërcënues i kërkohet të paraqitet brenda 5 ditësh në komisariat për të dorëzuar motorin, në të kundërt i thuhet se do të jetë ai që do ta paguajë motorin në vlerën e 1.7 milionë Lekëve.

Ja se çfarë thotë shkresa: "Të merren masa të menjëhershme për të marrë në hyrje motomjetin tip Guz 750 me targa policia 675 me vlerë 1 milionë e 739 mijë lekë nga ish-punonjësi i policisë Xhamal Haluli, i cili është dhënë në kundërshtim me ligjin. Në zbatim të rekomandimeve të mësipërme duhet të paraqiteni pranë komisariatit rajonal të policisë rrugore brenda 5 diteve për dorëzimin e motomjetit të mësipërm, në të kundërt do të ndiqen të gjitha procedurat ligjore për arkëtimin e vlerës së mësipërme".

Xhemalit i ka krijuar një ndjesi të keqe mënyra sesi u trajtua nga kolegët e Komisariatit të Policisë Rrugore të Tiranës, aq më tepër që kjo sjellje u tregua karshi një njeriu që u përcoll me nderime dhe me kamera pas daljes në pension.

Vetëm pasi kjo shkresë e firmosur nga shefi i qarkullimit të Tiranës u bë publike në media, Policia Rrugore u zmbraps duke nisur procedurat per rikthimin e motorçikletës.

Kjo është motroçikleta tip Guzz 750 që Xhemali e kishte pjesë të pandarë të punës së tij. Qëndron pa targa në oborrin e shtëpisë së vajzës së tij në Laprakë dhe për të ky mjet ka një tjetër vlerë nga ajo që Policia Rrugore i kujton në shkresën me nota kërcënuese.

Free Traffic Exchange