dërkohë që protestuesit po sulmonin me gurë sportelet e pagesës në Rrugën e Kombit, kryeministri Rama foli për ndërtimin e një tjetër rruge me pagesë në vend.
Nga Vlora ku ishte mbledhur në një aktivitet për prezantimin e projekteve të strategjisë së re të Punësimit, Rama tha se së shpejti shpreson të nisë një projekt i ri Kashar-Rrogozhinë-Vlorë.
Duke folur për kantieret e hapura në të gjithë vendin, Rama tha ?kemi shpresoj edhe mundësinë për të filluar me projektin Kashar-Rrogozhinë -Vlorë, në mënyrë që lidhja të bëhet direkte dhe aty do të synojmë një tjetër skemë. Pra kemi skemat e PPP, këtu do të kemi skemën e buxhetit (rrethrrotullimi i Shqiponjës) dhe aty (Kashar-Rrogozhinë -Vlorë) do të kemi skemën e pagesës. Pra, me një rrugë me pagesë që t?i mund të vish nga Tirana në Vlorë për gjysmën e kohës qe vjen sot. Kush do të paguajë, paguan, kush s?do të paguajë kalon vazhdon jetën siç bën sot. Kjo është rruga. Këto janë kantieret, ka shumë profesione qe duhen."