Thaçi: Institucionet deshtuan - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-12 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Presidenti i Kosovës Hashim Thaci në një konferencë për mediat e ka konsideruar arrestimin dhe deportimin e 6 shtetasve turq si një dështim të institucioneve të sigurisë. Thaci ka thënë se nuk do te lejojnë që ky rast të shfytëzohet politikisht por do të bëhet një hetim i hollësishëm dhe nese ka patur shkelje ligjore, te gjithë fajtorët do të vendosen përpara përgjegjësisë.
Presidenti Thaci ka shtuar se sipas raportit të dorëzuar nga AKI, largimi I 6 shtetasve turq është bërë me akuzën se rrezikojne sigurinë kombëtare. Thaci ka pranuar se ka patur leshime edhe per rastin e arrestimit te Marko Gjuric. Ai ka bere te ditur se Gjuric kishte mberritur ne Kosove nje nate perpara arrestimit dhe se institucionet e sigurise do te hetohen edhe epr kete fakt.
Më herët ka folur edhe kryeministri Haradinaj, pas perfundimit te mbledhjes se keshillit te sigurise. Ai gjithashtu ka thënë se do të kryhet një hetim I hollësishëm dhe personat përgjegjës do të japin llogari.
Kryeministri menjehere pas ngjarjes ka shkarkuar nga detyra ministrin e brendshem, Flamur Sefaj dhe drejtorin e agjencise se inteligjences Driton Gashi.

Free Traffic Exchange