http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në mungesë të një pritje zyrtare ne aeroport nga përfaqësues të institucioneve shtetërore, Briken Calaj e ndau gëzimin për triumfin në Kampionatin Europian me bashkëqytetaret e tij.
Fituesi i 3 medaljeve ë arta në Evropianin e peshëngritjes ne Rumani, u prit mes entuziazmit nga qindra qytetare të Cërrikut dhe nga kreu i bashkisë Altin Toska i cili i dhuroi atij certifikatën ?Nderi i qytetit?.
Sportisti i talentuar fillimisht u kujdes te sqaronte pjesën e dopingut, aspekt që është kthye në një makth për peshëngritësit shqiptare ne vitet e fundit.
Sa i përket dopingut jam i sigurt pasi kam bërë dy teste para takimit. Jam i sigurt në pastërtinë time.
Me pas njeriu që fitoi 3 medalje te arta në peshën 69 kg, kishte edhe një mesazh për federatës e peshëngritjes dhe qeveritaret e tjerë.
Është një moment historik për mua. Realizova ëndrrën time. E gjithë kjo falë këmbënguljes dhe vullnetit si dhe stërvitjes ?çnjerëzore?.Federata ka qenë indiferente. Ata nuk më pritën. Të vetmit që më pritën ishin sportdashësit. Ishin njerëzit e thjeshtë. As qeveritarët nuk u kujtuan. Do vazhdoj të marr medalje e të nderoj Shqipërinë.
Nëse gjithçka shkon ok- edhe pas ardhjes se përgjigjeve te testeve antidoping, Briken Calja duhet të përfitojë 4 milion leke te reja për medaljen e artë në dygarësh në Europian.