Ora News - Fluturime nga Kukësi drejt Zvicrës me çmime të lira. Nisin negociatat për aeroportin

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
"Shumë shpejt do të hapet aeroporti i Kukësit. Qeveria ka nisur negociatat".

Nga Vlora kryeministri Edi Rama lajmëroi se aeroporti i Kukësit do të hapet shumë shpejt.

Ndryshe nga aeroporti i jugut, nga Kukësi fluturimet drejt Zvicrës, Gjermanisë e Anglisë do të jenë shumë të lira.

Edi Rama: "Nuk do të ketë të njëtin profil me Vlorën. Do të jetë një aeroport shumë më i vogël por do i shërbejë, sipas studimit do i shërbejë një hapësire shumë të rëndësishme shqiptare dhe është një aeroport i garantuar me një fluks të lartë pasi do të mbulojë të të gjitha fluturimet me Anglinë, Zvicrën, Gjermaninë, me zona ku ka shumë shqiptarë.

Pa llogaritur pastaj edhe shqiptarët e Kosovës që do e kenë shumë më të lehtë të përdorin aeroportin e Kukësit për të shkuar në Kosovë si rezultat i cmimeve që do të jenë shumë më të ulëta. Sepse do të jetë specifikisht një aeroport i çmimeve të ulëta.

E ndërsa Rama bënte këtë deklaratë në Kukës, qindra banorë u mblodhën në Rrugën e Kombit për të kundërshtuar tarifën e kalimit. Ata dogjën sportelet ku bëhej pagesa.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/shume-shpejt-fluturime-nga-kukesi-drejt-zvicres-me-cmime-te-lira-kane-nisur-negociatat-aeroportin

Free Traffic Exchange