VLORE-Tre persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident në orët e para të ditës së sotme. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:00 në Novoselë, ndërsa nga përplasja e dy makinave, tre persona kanë mbetur të lënduar. Shkak i aksidentit ka qenë parakalimi i gabuar, njëra nga makinat ka përfunduar në kanal, ndërsa tjetra është përmbysur në autostradë.
Makinat e aksidentuara janë; njëra tip ?OPEL? me targa AA 186 DV që ka përfunduar në kanal dhe tjetra ?FIAT? me targa AA 430 NC, e cila u fut në parakalim të gabuar. Report Tv ka siguruar pamjet nga aksidenti, ndërsa njërës nga të lënduarve i është dhënë ndihma e parë nga kalimtarët. Pas njoftimit ka mbërritur menjëherë ambulanca duke transportuar të plagosurit në spital.