Report TV - Përplasja mes policisë dhe protestuesve në Rrugën e Kombit

2018-05-12 0

Ka degjeneruar në përplasje dhe përleshje me policinë protesta e qytetarëve në Kukës kundër taksës në Rrugën e Kombit. Protesta ka nisur në orën 11:00 në afërsi të sporteleve ku do të paguhet taksa për të kaluar në Rrugën e Kombit, ndërsa qytetarët kanë bllokuar qarkullimin duke u përplasur me policinë.

Disa nga protestuesit akuzojnë policinë se i ka dhunuar duke i goditur me shkopinj gome. Organizatorët më parë kanë bërë thirrje për një tubim paqësor, por qytetarët kanë deklaruar se u dhunuan nga policia, ndërsa më pas situata precipitoi duke sjellë reagimin e protestuesve me gurë.

Protestuesit kanë qëlluar me gurë në drejtim të sporteleve duke thyer xhamat, ndërsa policia i ka penguar duke u përplasur. Situata për disa momente ka dalë jashtë kontrollit. Organizatorët kanë marrë leje dy orë për të zhvilluar protestën, por deklarojnë se nuk do të largohen nga rruga derisa të anulohet vendimi për të paguar taksën.