Protestë në Rrugën e Kombit kundër taksës, bllokohet qarkullimi, përplasje me policinë

2018-05-12 1

Ka degjeneruar në përplasje dhe përleshje me policinë protesta e qytetarëve në Kukës kundër taksës në Rrugën e Kombit. Protesta ka nisur në orën 11:00 në afërsi të sporteleve ku do të paguhet taksa për të kaluar në Rrugën e Kombit, ndërsa qytetarët kanë bllokuar qarkullimin duke u përplasur me policinë.

Protestuesit kanë qëlluar me gurë në drejtim të sporteleve duke thyer xhamat, ndërsa policia i ka penguar duke u përplasur. Situata për disa momente ka dalë jashtë kontrollit. Organizatorët kanë marrë leje dy orë për të zhvilluar protestën, por deklarojnë se nuk do të largohen nga rruga derisa të anulohet vendimi për të paguar taksën.

Në protestë ndodhen Këshilltarët e Bashkisë nga të gjitha partitë politike, shoqata ?Biznesi për Biznesin?, banorët e Kukësit dhe pushteti vendor. Në Kukës ndodhen forca shumta të policisë nga Shkodra, Lezha dhe Tirana, pasi numri i protestuesve është i lartë. Protestuesit kërkojnë heqjen e taksës në Rrugën e Kombit, ndërsa të pranishëm ndodhen edhe qytetrët nga Kosova.