Report TV - Shteti dhe Federata e braktisën, Calja pritet si hero në vendlindje

2018-05-12 0

Kampioni i Europës Briken Calja është pritur i hero në qytetin e Cërrikut, pas triumfit me tre medalje të arta në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që u zhvillua në Rumani. E ndërsa në aeroportin e Rinasit nuk kishte dalë askush për ta pritur, pasi institucionet shtetëtore presin analizat e dopingut dhe federata është e zënë, pasi është në periudhë zgjedhjesh, në Cërrik të gjithë ishin në shesh mbrëmjen e sotme për të pritur heroin e tyre.

Qindra qytetarë mbushën sheshin me këngë, valle, fishekzjarrë dhe brohoritje. Pas mbërritjes në Cërrik, kampioni u shpreh i sigurt se është i pastër, ndërsa akuzoi federatën për indiferentizëm dhe shtetin.Briken Calja triumfoi duke arritur që të rrëmbejë tre medalje të arta, në shkëputje, shtytje dhe në dy garësh në peshën deri 69 kg.