Report TV - Taksa në Rrugën e Kombit, Vasili: Duhet analizë dhe konsultim me grupet e interesit

2018-05-12 0

?Rruga e Kombit?, ka shkaktuar mjaft debate dhe reagime mes politikanëve, ku shumë prej tyre kundërshtojnë tarifën që duhet të paguajnë shqiptarët për të kaluar në këtë rrugë, pasi kjo tarifë rëndon mbi xhepin e shqiptarëve.

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili propozoi që vendosja e taksës për kalimtarët në Rrugët e Kombit të rishikohet edhe një herë. Vasili propozoi që fillimisht të bëhet një analizë e thellë dhe konsultim me të gjithë grupet e interesit dhe më pas të merret një vendim i dytë. Sipas Vasilit, në kushtet kur nuk ka qasje të njëllojtë mes qeverisë së Shqipërisë dhe të Kosovës, duhet të ndërpriten mbledhjet e përbashkëta.

Free Traffic Exchange