Ora News - Fuga: Pr/ligji për Akademinë e Shkencave na kthen në '72, pesë defektet

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Akademiku i njohur Artan Fuga i ftuar në studion e lajmeve në Ora News ka renditur disa pika se pse është kundër propozimeve për Akademinë e Shkencave.

Fuga: Ky projektligj i bën të gjithë akademikët e përjetshëm dhe pas 75 vjetësh mund të votojnë dhe bëjnë kuorumin. Të gjithë kemi një moshë të caktuar, por problemi është se pas moshës 68 vjeç profesori del nga sistemi i arsimit dhe si mundet të rrijë edhe 10-15 vjet të tjera të rrijë duke mos qenë i angazhuar në kërkimin shkencor.

Mosha është e thjeshtë; kushdo që del në pension në sistemin e kërkimit shkencor dhe nga arsimi i lartë, merr pensionin përkatës, ruajnë tituj dhe vijon jetën e vet. Në projektligj nuk konsiderohet si honorifik dhe ky është një shqetësim i dytë pasi Akademia supozohet të ngrejë institute kërkimi.

Ndërkohë që do të kemi institute shkencore në universiteteve dhe jashtë universiteteve, ndërkohë që bota investon vetëm në IJAL, si do të jetë e mundur që nga njëra anë do të ketë institute dhe nga ana tjetër, akademikët do të krijojnë institucione që krijojnë vetë. Këtu kthehemi në modelin e vitit 1972, ku Asambleja ishte një kupolë e cila kontrollonte institutet. Është një përkeqësim shumë i madh.

Në përkeqësim i tretë është që Akademisë, unë nuk jam që të jetë honorifike. Nuk jemi në periudhën e feudalizmit. Jemi një shoqëri ku shpërblehesh sipas punës dhe institucioni ka një funksion shoqëror dhe jo honorifik. Kemi një drejtim vertikal të shkencës shqiptare ku thuhet se Akademia e Shkencave të Shqipërisë është institucioni më i lartë hierarki. Ky është një përkeqësim tjetër.

Akademia thuhet se duhet të jetë institucion buxhetor. Sigurisht, shteti duhet të japë një minimum, por Akademia duhet të punojë me projekte të nxjerrë vetë financimet e veta përndryshe do të bjerë në një amulli të paparë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/fuga-prligji-akademine-e-shkencave-na-kthen-ne-72-n-5-defektet