Stop - Surpriza e hidhur: Tahiri i dhuroi motorrin e shërbimit, i kërkohet ta kthejë! (30 mars 2018)

2018-05-12 0

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Xhemil Haluli u surprizua shumë në Qershor të vitit 2016, kur në prag të pensionit, pas pothuajse 44 vitesh punë në Policinë Rrugore, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri organizoi një ceremoni dhe i dhuroi motorin me të cilin kishte shërbyer në polici për disa dekada.

?Unë karrierën e Policisë Rrugore e kam filluar me 1 Shtator të vitit 1973. Kryesisht kam qenë gati 35 vjet polic trafiku. Shërbimi si polic trafiku është aq i bukur, por është edhe shumë i vështirë, se pasqyron Policinë e Shtetit. Për çdo të huaj që vjen në Shqipëri, kontaktin e parë e ka me policin e trafikut. E dyta, si kryen shërbimin, si zbaton ligjin??, kujton Haluli.

Në Qershor të 2016-ës, karriera rreth 44-vjeçare e zotit Haluli ishte drejt fundit, ai do të dilte në pension dhe ish-ministri i Brendshëm i asaj kohe mendoi t?i bënte një surprizë.

?Më jepet një shkresë urgjent, sepse unë isha edhe si tip korrieri. Do t?ia çosh urgjent ministrit në zyrë. E çoj unë atje? Hyj tek zyra e sekretarisë. Hyr më thonë se të kërkon ministri. Unë nuk kisha qenë ndonjëherë tek ministri. Del ministri bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë dhe më thotë: -Si quhesh ti? Xhemil Haluli; Sa vite ke në Policinë e Shtetit? 43 për 44; Si e kemi Policinë e Shtetit? Në lartësinë e duhur- , i thashë. Mirë, mirë më tha, hajde zbresim. Në momentin që zbresim poshtë ne, i gjithë stafi i ministrisë ishte mbledhur.?

Haluli thotë se megjithëse motori është i rëndë dhe i vështirë për t?u përdorur, për të është edhe më i vlefshëm kur mendon se 2-3 të tillë kanë ngelur në Tiranë.

Por ndërkohë që ai priste nga momenti në moment që t?i kalonte edhe pronësia, të ndërroheshin targat dhe nga shtetëror të bëhej pronë civile, Halulit i erdhi një shkresë, që i kërkonte dorëzimin e motorit Guzi brenda 5 ditësh, pasi i ishte dhënë në kundërshtim me ligjin.

Në datën 16 Mars të vitit 2018, zotit Haluli i mbërrin shkresa nga Drejtoria e Policisë Rrugore Rajonale e Tiranës.

?Drejtuar Zotit Xhemil Haluli?.duhet të paraqitet pranë Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore brenda 5 ditëve për dorëzimin e motorit të mësipërm??, shkruhej në shkresën, e cila për Halulin ishte si një ?bombë?.

?Më thënë të drejtën kur më erdhi kjo shkresa më erdhi si bombë. Sepse unë prisja të më vinte shkresa e dorëzimit të motoçikletës për të kaluar dhe pajisur me targën civile. Dy vjet e ca, qëkur dola në pension unë prisja të më jepnin letrat.?

Pas disa ditësh Haluli e dorëzoi motorin e tij tip Guzi që iu bë dhuratë në 2016-ën nga ish-ministri i Brendshëm, Tahiri.

?Më ishte bërë si pjesëtar i familjes. Të gjitha veprimet i kryeja me këtë motor, për shi, borë e të gjitha. Vetëm me motor i mbaroja. Tani me thënë të drejtën sikur më mungon diçka e rëndësishme në familje. Ça t?i bësh, kështu i kanë ligjet.?

Por me ndërhyrjen e gazetarëve të ?STOP? dhe interesimit personal të Drejtorit të Policisë s...