Report TV - Lista e kandidatëve që hyjnë në testimin e infermierëve

2018-05-12 1

Ministria e Shëndetësisë shpalli sot listat përfundimtare të kandidatëve që do të hyjnë në testimin e infermierëve. ?Pas verifikimit të ankesave, sipas afateve të paracaktuara, u shpallën listat përfundimtare për infermierë, teknikë imazherie dhe fizioterapistë, të cilët do të konkurrojnë në 4 qarqe? thuhet në njoftimin e ministrisë.

Testimi i parë do të zhvillohet të shtunën datë 31 Mars për qarkun e Tiranës, në orën 14.00 në fakultetin e Mjekësisë në Tiranë. Në Shkodër, testimi do të zhvillohet më datë 3 Prill, në orën 14:00 në ambientet e Universitetit Luigj Gurakuqi për kandidatët e qarqeve Shkodër, Dibër, Lezhë, Kukës, Durrës.

Në Elbasan, testimi do të zhvillohet më datë 4 Prill, në orën 14:00 në ambientet e Universitetit Aleksandër Xhuvani për kandidatët e qarqeve Elbasan, Korçë, Berat. Në Vlorë, testimi do të zhvillohet më datë 5 Prill, në orën 14:00 në ambientet e Universitetit Ismail Qemali për kandidatët e qarqeve Vlorë, Fier, Gjirokastër.

Free Traffic Exchange