Rudina/ Xhemile Vatovci: Si me beri per vete burri me nanizem (30.03.2018)

2018-05-12 3

Ata janë një çift që kanë bashkë 26 vite, një çift që e duan dhe e kanë pranuar njëri-tjertin pavarëisht kufizimeve.
Agim dhe Xhemile Vatovci prej 26 vitesh janë të martuar dhe kanë krijuar familje duke marrë parasysh rrezikun që fëmijët e tyre mund të prekeshin nga nanizmi.
Agim Vatovci është 62 vjeç punon si Kryetar i ?Shoqatës së Personave me nevoja të vecanta në Kosovë? dhe është prekur nga nanizmi. Por, kjo nuk e ka penguar të bëjë një jetë krejtësisht normale dhe të jetë i suksesshëm. Çifti ishte sot i ftuar në emisionin ?Rudina? në Tv Klan nga ku rrëfyen historinë e tyre të dashurisë.
?Ne jemi njohur me shkuesi. Ka qenë moment shumë i vështirë kur e kam takuar për herë të parë. Por fjalët e tij më kanë bërë për vete. Ato fjalë më kanë prekur në zemër dhe e kam pranuar si bashkëshort. Në atë moment kemi vendosur të jemi bashkë. Ne kemi dy fëmijë bashkë, i madhi është 18 vjeç dhe i vogli 14-të. Që kur kemi vendosur të krijojmë familje bashkë kemi marrë parasysh se fëmijët tanë mund të preken nga nanizmi pasi është i trashëguar?, tha Xhemile Vatovci.