“Gjeni punë për ata që dalin nga ndihma ose largohuni” - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-12 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse nuk përmbushin objektivat për punësimin e 25 mijë të regjistruarve si punëkërkues brenda vitit 2018, të gjithë drejtorët e 61 bashkive në vend do të largohen. Ky është ultimatumi qe ka dhënë kryeministri Edi Rama gjatë takimit për punësimin e atyre njerëzve që dolën nga skema ekonomike.



?Për çdo drejtor dhe punonjës në 61 bashkitë e vendit objektivat do të jenë të matshme dhe kush e arrin qëndron në punë, kush nuk e kap, i hap rrugë n dikujt tjetër. Kemi objektivin e 25 mijë të punësuarve si punëkërkues që kanë dalë nga ndihma ekonomike ose jo, por që janë të gatshëm të punojnë. Do ketë dëshmorë, ky objektiv me patjetër të realizohet.?



Kryeministri sqaroi se të gjithë ata që duan të punojnë dhe do ti nënshtrohen fillimisht trajnimit. Sipas Rames çdo trajnim do të paguhet me gjysmën e pagesës së papunësisë.



?Janë 10 mijë mundësi, njerëz, që duan të punojnë por refuzohen nga punëmarrësit për shkak se nuk kanë aftësinë tekniko profesionale. Ata i kanë të hapura dyert edhe me pagesë. Ne do ti paguajmë ata që duan punë dhe të cilët janë të gatshëm që për të marrë punën do të trajnohen. Ne do ti paguajmë më shumë sesa mesataren e ndihmës ekonomike. Do ti paguajmë me gjysmën e pagesës së papunësisë dhe me një shumë që është e barabartë me atë që marrin të gjithë nga ndihma ekonomike. Një kompani që ka nevojë për punëkërkues, do të marrë x punëtorë dhe në bazë të marrëveshjes do të marrë paratë nga shteti që do i shkojnë personit që do të trajnohet si një kontribut dhe menjëherë pas trajnimit personi do të rekrutohet në punë.?





Per kryeministrin Rama vetëm në muajin mars janë punësuar 1396 persona ne te gjithë vendin.

Free Traffic Exchange