Report TV - Gjirokastër, Timo Flloko në shtëpinë e Kadaresë: Teatrit t’i ruhet vlerat kulturore

2018-05-12 1

GJIROKASTËR - Nga shtëpia e shkrimtarit të madh Ismail Kadare në Gjirokastër, regjisori dhe aktori i njohur Timo Flloko bëri thirrje që godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë t?i ruhen vlerat kulturore.

Flloko u shpreh skeptik sa i takon projektit të ri, duke shtuar se ai nuk përçon vlerat arkitektonike të godinës së vjetër. Sipas tij, ndërtesës aktuale ku ndodhet Teatri duhet t?i ruhen në të ardhmen ato vlera që përçon sot.

"Jam prononcuar per teatrin, jam i mendimit që të ruhen vlerat kulturore, imazhi i atij teatri, ajo kujtese, ato breza që përfaqësojne figurat e shquara të Teatrit tonë Kombëtar. Po nga ana tjetër jam me idene nëse ai do ribëhet, duhet të ruajë arkitekturën e vet, pra ka nevojë te bëhet dhe të përsosen kushtet që t'i rezistojë kohës dhe të ardhmes".

Free Traffic Exchange