Report TV - Topçiu: Landfilli i Maliqit nuk fillon nga puna pa u bërë pagesat

2018-05-12 2

Pezullohet funksionimi i Landfillit të Maliqit, për shkak të mospagesës së taksave të investimit pranë bashkisë së Maliqit. Ky është impianti më i madhi i ndërtuar në juglindje të vendit dhe do të depozitojë mbetje e një pjese të konsiderueshme të qarkut të Korçës. Fillimi i tij nga puna është në vartësi të pagesave nga autoritetet qendrore.

Është bllokuar fillimi i punës në Landfillin e grumbullimit të mbetjeve në juglindje pasi nuk është bërë pagesa e taksës së investimit pranë kësaj bashkie me një vlerë të caktuar e cila ishte ishte përcaktuar në bazë të përqindjes së grumbullimit. Një gjë e tillë është bërë me dije nga kryetari i bashkisë Gëzim Topçiu, i cili shprehet:? Kërkoj zbatimin me përpikmëri të ligjit?.

Free Traffic Exchange