Nënkryetarja e komisionit të Ekonomisë Jo" /> Nënkryetarja e komisionit të Ekonomisë Jo"/>
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nënkryetarja e komisionit të Ekonomisë Jorida tabaku, është takuar me disa biznese të vogla në kryqytet ku ka diskutuar mbi përfshirjen e tyre nga data 1 prill në skemën e TVSH-së.
Tregrët sipas njoftimit të Partisë Demokratike, i janë shmangur identifikimit për shkak të frikës nga tatimorët, ndërsa thuhet se ata janë janë shprehur të revoltuar duke theksuar se kostot e tyre do të rriten, fitimi do të ulet dhe shumë prej tyre janë në rrezik falimentimi.
Tregtar: Automatikisht jemi të 'vdekur' me këtë rritjen e taksave. Taksa e pronës, taksa e qirasë, dividenti. Do Zoti mbijetojmë. Flitet për mbijetesë nuk flitet më për fitim.
Tabaku tha se biznesi është në rrezik falimenti kjo për shak të rritjes së taksave, ndërsa sipas sajë në përkeqësimin e klimës do të ndikojë dhe tarifa ëpr rrugën e kombit.
Tabaku: TVSH-ja e biznesit të vogël, që fillon nga pragu 2 milion, taksa e re e pronës dhe tarifa e ?Rrugës së Kombit?. Bizneset në këtë treg preken në mënyrë masive nga të treja. Po të shikoni, pothuajse gjysma e bizneseve kanë mbyllur qepenat. Bizneset që nga janari kanë pasur qeranë e rritur nga 30 deri në 50% si rezultat i rritjes së taksës së pronës, dhe nga tarifa e ?Rrugës së Kombit?, sepse një pjesë e madhe e të gjithë blerësve tek bizneset, vijnë nga vendet të cilat duhet patjetër të kalojnë në ?Rrugën e Kombit?.
Për më shumë lexoni në:http://oranews.tv/article/biznesmeni-me-taksat-e-reja-jemi-te-vdekur-tabaku-rruga-e-kombitthellon-problemin