Mbillen 100 pemë të reja - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-12 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Njësia me e madhe e Tiranës ajo nr 5, jo vetëm ka nje infrastrukture me te mire pas përfundimit te segmentit te unazës, por edhe me shume gjelbërim. Kryetari i bashkisë dhe ministri i diasporës kane mbjell 100 fidanë te rinj.



?Ka qenë fantastike teksa shikojmë porositë që bëhen në internet për pemë nga Kanadaja, Hungaria, Londra, Italia, Greqia, dhe më vjen mirë që nuk ishte vetëm një fushatë lokale, sepse patëm nga të gjitha trevat e Shqipërisë, edhe Presheva, edhe Kosova, që dhuruan pemë. Ishte një fushatë ndërkombëtare, ku shqiptarë kudo që ishin në diasporë dhanë një kontribut.?



Ministri Pandeli Majko për diasporën tha se per fushatën e gjelbërimit ne Tiranës, kane kontribuar shqiptare te diasporës.

?Në fillim të viteve ?90, njerëzit i prisnin pemët rrugëve edhe për revoltë ndaj të ashtuquajturit rregull; ishte diçka shumë dëshpëruese. Por, është interesante që njerëzit po kthehen në një kulturë tjetër, jo të prerjes së pemëve, por të mbjelljes së pemëve. Mendoj se nisma është e jashtëzakonshme, pavarësisht se ka pasur si zakonisht cinikë në fillim.?



Numri i pemëve te mbjella deri tani ka shkuar mbi 108 mije. Për shkak të numrit të lartë të qytetarëve dhe bizneseve te interesuar, aksioni do të vijojë deri më 22 prill.