http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë para protestës për taksën e vendosur për Rrugën e Kombit, kryetari i bashkisë së Kukësit është shprehur edhe njëherë kundër tarifës. Sipas tij, kjo taksë do të rëndojë në xhepat e qytetarëve kuksian dhe ata Prizrenit, por edhe tek bizneset në të dy anët e kufirit. Shehu i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama dhe atij të Kosovës Ramush Haradinaj, që të bisedojnë për ta rishikuar edhe njëherë çmimin e kësaj takse.
Deklaratën Shehu e bëri gjatë një takimi me kryetarin e bashkisë së Prizrenit Mytaher Haskuka. Ky i fundit theksoi se kjo taksë i rendon qytetaret dhe bizneset.