Ora News - Bomba e Lu: Disa drejtues të këtij vendi trafikuan vajza. Ndjej neveri!

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
"Ndjej neveri që disa prej drejtuesve të votuar të këtij vendi ma merr mendja edhe nga vendet të tjera në rajon kanë qenë burrat që i shitën këto vajza të pafajshme në skllavëri. Ata duhet të arrestohen dhe të dënohen me të gjithë fuqinë e ligjit"

Kjo deklaratë e fortë u bë nga ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, i cili mori pjesë në konferecën rajonale kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

Departamenti Amerikan i Shtetit kushton një rëndësi të veçantë bashkëpunimit rajonal sa i takon luftës kundër trafikimit të personave.

Dhe Shqipëria në këtë luftë ka treguar "udhëheqje rajonale" vlerësoi ambasadori amerikan Donald Lu i ftuar në konferencën rajonale kunder trafikimit të qënieve njerëzore, ?Përmirësimi i ofrimit të shërbimeve dhe vetëdijes për të luftuar trafikimin e personave në Ballkan?.

Ndërkohë bëri një thirrje qeverisë për fondet që janë strehëzat e grave të përfundojnë pikërisht në ndihmë të vajzave dhe grave viktima të këtij trafiku.

Donald Lu: Kanë qenë burrat qe i i çojnë këto vajza të pafajshme në skllavëri. Ata duhet të arrestohen dhe të dënohen me të gjithë fuqinë e ligjit. Për ta bërë këtë vendet e këtij rajoni duhet të mendojnë për zbatimin e ligjit dhe ofrimin e shërbimeve në një kontekst rajonal.

E përgëzojmë Shqipërinë që ka treguar udhëheqje rajonale, përfshirë mikpritjen e një konference për 10 kordinatorë të anti-trafikut 2 vjet më parë, për të diskutuar parandalimin e trafikimit të fëmijëve.

Trafikimi i qënieve njerëzore nuk është një çështje që mund të zgjidhet pa bashkpunim intensiv rajonal. Departamenti Amerikan i Shteti e kupton këtë dhe ka dhënë një grant bujar për qeveritë dhe organizatat jofitimprurëse për të krijuar një rrjet rajonal bashkëpunimi.

Jemi veçanërisht entuziastë për punën inovatore të këtij projekti në përpjekjet e ri-integrimit të viktimave sepse qëllimi afatgjatë nuk është vetëm vendosja e viktimave në strehëza, por që ato të dalin prej tyre me aftesi, siguri financiare dhe vetëbesim.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/lu-qeveria-te-jape-fonde-strehezat-e-grave

Free Traffic Exchange