Ora News - Zhdukja e 54-vjeçarit në Fier, dëshmitarët: Është mbytur në lumë

2018-05-12 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nazmi Goxhaj rezulton i zhdukur që prej datës 22 mars në qytetin e Fierit.

Familjarët e 54-vjeçarit kanë nisur kërkimet në fshatin Daullas pranë lumit Seman pasi sipas dëshmitarëve të zonës mëngjesin e 22 marsit kanë parë një person në lumë duke u mbytur.

Dëshmitarë thanë se rreth orës 6:30 të mëngjesit vunë re një person që bërtiste e që po e merrte rryma por nuk kanë arritur që ta ndihmojnë.

Dëshmitari: ?Pamë dikë që ishte mes të lumit, bërtiti nja dy tre herë, kaq. U munduam që ta ndihmonim po na iku. Ishte vetëm. Ne ishim në dhomë kur dëgjuam zhurmë dhe u turrëm tutje?.

Goxhaj ka ardhur nga Greqia në Fier pasditen e datës 21 mars dhe ka dalë nga pallati ku jetonte mëngjesin e datës 22 mars rreth orës 5.30.

E ndërsa u bënë 9 ditë që nuk ka asnjë infomacion mbi të atin, djalit i tij Ergest Goxhaj thotë se nuk kanë pasur probleme me asnjë njeri dhe duan vetëm që të gjejnë trupin e tij.

Ergest Goxhaj: ?U bënë nëntë ditë që nuk kemi asnjë lloj informacioni. Kemi bërë denoncim në polici. Vuajmë për ta gjetur. Dëshmitarët thonë se është mbytur në lumë. Jemi mbledhur 40 veta me 3 varka po kërkojmë vetë për ta gjetur. Ne atë duam të gjejmë trupin e tij. Ai nuk i ka rënë më qaf njeriu . Jemi në Greqi 25 vjet as nuk jemi zënë më asnjë as këtu në Fier?

Sipas familjareve pasi i aëermi i tyre nuk ka ardhur në shtëpi kanë pyetur në Agjensinë e Autobuzëve ku kanë mësuar se ai ka kaluar pikën kufitare me autobuz në orën 15:25 të pasditës se 21 marsit .

Ndërkohë nga kamerat e sigurisë duken momentet ku shtetasi në fjalë hipën dhe zbret nga autobuzi me të cilin po udhëtonte, e ndërsa në një tjetër moment duket që qëndron në shkallët hyrëse të pallatit ku banon.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/zhdukja-e-54-vjecarit-ne-fier-deshmitaret-eshte-mbytur-ne-lume

Free Traffic Exchange