LSI i bën thirrje qeverisë të Kosovës " /> LSI i bën thirrje qeverisë të Kosovës "/>

Ora News - LSI i kërkon Kosovës "të refuzojë" mbledhjet e përbashkëta me qeverinë Rama

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
LSI i bën thirrje qeverisë të Kosovës "të refuzojë" mbledhjet e përbashkëta me qeverinë shqiptare, pasi tarifa e rrugës së Kombit është provë se këto mbledhje janë vetëm "show"

Petrit Vasili: "Është qesharake të mendojmë që pas komunikimeve të mëdha dhe spektakolare të një shoë vërtet të neveritshëm ndërmjet takimeve mes dy qeverive ku konstatojmë një masë e cila kontestohet me shumë të drejtë.

Taksa ka shkaktuar një reagim shumë negativ në Kosovë. Çfarë bën ky kryeministri i Shqipërisë këto mbledhjet spektakoler? Për çfarë flasin? Rasti i takës në Rrugën e Kombit është për të kuptuar njëherë e mirë se këto mbledhje kanë qenë një show. Nuk kanë sjellë asgjë.

Do i bëja një thirrje shumë miqësore kolegëve të qeverisë së Kosovës të mos i bashkohen më këtij dimensoni të shëmtuar e qesharak të këtij komunikimi për të bërë thjesht shoë-n e Edi Ramës, që vetëm show di të bëjë, por të jemi konkret për gjërat që bëjmë.

Kjo taksë nuk duhe të fillojë aplikimi. Kjo taksë i duhet të nështrohet gjerësisht dhe gjithë çështja për mënyrën se si do të adiminstrohet Rruga e Kombit një analize të re ekonomike të thelluar për të gjithë efektet që ka.

Ne nje prononcim per median paraditen e sotme, kreu i grupit parlamentar te LSI-se, flet dhe për konsultim me grupet e interesit.

Vasili i apeloi Ramës të tërheqë taksën për Rrugën e Kombit, e cila sipas tij kërkon një diskutim më të thellë mes Shqipërisë e Kosovës.


Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/lsi-i-kerkon-kosoves-te-braktise-mbledhjet-e-perbashketa-me-qeverine-rama