Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kisha e Shirqit në Dajç është kthyer në një ishull mes ujit dhe për të shkuar drejt saj nevojitet përdorimi i varkës.
Kisha e Shirqit, në brigjet e lumit Buna, qëndron si monument i rrallë i arkitekturës mesjetare shqiptare, me mbi 700 vjet histori, por që uji po e dëmton çdo ditë.
Historianet e kanë dokumentuar ndërtimin e saj në vitin 1290 nga mbreterësha frënge, Helene!
Por studimet e tjera kanë vënë në dukje se ajo e ndërtoi kishën mbi themelet e një manastiri të urdhrit të Shën Benediktit, të themeluar nga Perendori Justinian.
Ky vend ka qenë i preferuari i shumë prijësve të Ballkanit për ceremoni martesore, por sot ndodhet në rrezik nga harresa dhe uji që e përmbyt.
Të rrethuara nga uji në të gjithë Bashkinë Shkodër këtë të premte janë 100 banesa, ndërsa 2710 ha tokë janë ende të përmbytura.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kisha-e-shirqit-ne-mes-te-ujit-monumenti-i-rralle-po-demtohet-nga-permbytja