Bushati: Moska nuk lë rast pa shigjetuar Shqipërinë dhe shqiptarët për zhvillimet në Ballkan

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka folur pa dorashka për raportet e vendit tonë me Rusinë.

Në intervistën ekskluzive dhënë për Ora News, Bushati tha se prej vitesh marrëdhëniet mes dy shteteve janë në nivele të ulëta jo vetëm për shkak të këndvështrimeve të ndryshme mbi zhvillimet në rajon por edhe për shkak të qëndrimit refraktar dhe paragjykues të Moskës ndaj rolit të Shqipërisë dhe shqiptarëve në Ballkan.

Tare: Çfarë prisni tani nga Rusia pas premtimit që bëri Moska se do të kundërpërgjigjet ndaj këtij vendimi?

Bushati: Marrëdhëniet tona kanë vite të cilat nuk po ngrihen dot në një lloj pike shumë të ulët, qoftë për sa i përket këndshikimeve diametralisht të ndryshme për zhvillimet në Ballkan dhe sidomos qëndrimit refraktar të Moskës dhe në disa raste paragjykues ndaj rolit të Shqipërisë dhe shqiptarëve në Ballkan. E kam thënë edhe në takime zyrtare pavarësisht këndshikimeve të ndryshme për shumë prej zhvillimeve ndërkombëtare, e kam konsideruar anomali faktin që marrëdhëniet tona janë në këtë pikë dhe faktin që Moska zyrtare nuk lë rast pa shigjetuar Shqipërinë dhe shqiptarët për zhvillimet në Ballkan. Nuk mendoj se është në interesin e Shqipërisë sado që është një prej aktorëve kryesor në skatierën ndërkombëtare dhe nuk është në interesin e Shqipërisë për të patur një marrëdhënie anormale me asnjë vend dhe aq më tepër me Rusinë, kur dihet pesha e saj në raportet ndërkombëtare.

Lidhur me dëbimin e dy dipomatëve rusë, Bushati tha se ka qenë një veprim i kordinuar me Aleancën.

Tare: Përse i dëbuat ju dy diplomatët rusë nga Shqipëria? Ishte vetëm një shenjë solidarizimi me vendet e BE-së dhe NATO-s, apo për shkak të veprimtarisë së tyre në Shqipëri?

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bushati-moska-nuk-le-rast-pa-shigjetuar-shqiperine-dhe-shqiptaret-zhvillimet-ne-ballkan

Free Traffic Exchange