BOOM sjell të tjera dëshmi nga fshatrat e minuar, serbët hynë në territorin shqiptar

2018-05-12 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni investigativ "BOOM" sjell fakte të reja në lidhje me bombardimet e kryera nga forcat e armatosura serbe ne territorin shqiptar.

Grupi i xhirimit të "BOOM" ishte në fshatin Qarr te Hasit, aty ku ndodhet edhe shtepia e zotit Murat Bardhoshi.

Në qershor te vitit 1999 ne oborrin e baneses se familjes Bardhoshi kane rene disa predha, por fatmirësisht nuk ka pasur viktima.

Gjurmët e kësaj lufte ende ?jetojnë? tek ky fshat.

Bardhoshi: Shtëpia është granatuar nga forcat serbe në kohën e luftës. Janë edhe xhamat e thyer që kanë pas ra. Në shtëpi kanë rënë 11 predha. I kemi pas ruajtur pjesë nga predhat, të tjerat kanë humbur ngaqë kemi ikur nga këtu. Nga Godeni, fshat i Kosovës ku kanë qenë forcat serbe, kanë gjuajtur drejt shtëpisë sime. Kanë qenë 11 copa rreth e rreth shtëpisë.

Ç?minuesi: Bëja 15 ç'minime në ditë, zona e pasigurt

Ndalesa tjetër e "BOOM" ishte në fshatin Dobrunë prane ish-postes kufitare shqiptare, ku bisedoi me Petrit Hotin.

Në periudha të ndryshme ai ka punuar si ç'minues.Hoti deklaron se e gjithe siperfaqja e malit ka qene e minuar.

Hoti: Janë predha mortaja, e përbërë me tritol, copëza metalike. Perimetri i veprimit është 25 metra katrorë deri në 50. Gjithë territori ka qenë i minosur me mina nga më të ndryshmet. Ç'aktivizonim nga 10 mina e sipër në ditë. Kemi punuar zakonisht verës nga muaji mars deri në shtator-tetor.Unë kam bërë edhe deri në 15-20 ç'minime të ditë, nga më të ndryshmet. Mina këmbësore, me fije teli nga një pemë në pemën tjetër, njeriu kalon dhe nuk e sheh sepse është si fije bari.Mund të aktivizohet ajo dhe ëhstë vdekjeprurëse. Kjo nuk është një zonë e sigurt sot për sot.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boom-sjell-te-tjera-deshmi-nga-fshatrat-e-minuar-serbet-hyne-ne-territorin-shqiptar