Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se Serbia do të ndjekë politikën e paqes në Ballkan. Këto komente ai i bëri gjatë një stërvitjeje ushtarake taktike në Serbinë jugore, ku forcat serbe kontrolluan funksionimin e sistemit të tyre ushtarak. Ka zgjedhur të bëj betejë politike në vend të urdhrave për të nisur ushtrinë serbe në Kosovë.
?Nuk ka asnjë që nuk flet me Putin në Evropë. Nëntë shtete nuk kanë tërhequr diplomatët dhe do të flas edhe me Erdogan sot. Puna ime është të flas me të gjithë dhe t?i njoftoj për situatën në Kosovë dhe të kërkoj përgjigje. Është vështirë të flitet me ata që janë sponsor të pavarësisë siç janë SHBA-të. Ata nuk e fshehin këtë gjë dhe krenohen, siç krenohen disa shtete të tjera. Kur flisni me ta shihet se shqiptarëve gjithçka u lejohet.?
Ai ka vlerësuar shefen për politikë të jashtme të BE-së, Federica Mogherini, për reagimin e shpejtë. Por, përgjigje nuk ka nga shumë shtete Perëndimore.
?Pyes përse e keni nënshkruar marrëveshjen? Përse Bashkimi Evropian nuk ia ka vënë kusht Kosovës Asociacionin e Komunave Serbe për liberalizimin e vizave. Aprovimin e statutit të asociacionit dhe jo fjalë të zbrazëta. Ata nuk duan dhe nuk ua ndjenë për serbët. Ju serbët plotësoni të gjitha e shqiptarët asgjë. Kjo është e saktë.?
Vuçiç ka thënë se ka patur tensione në takimin me Presidentin Hashim Thaçi dhe Bekim Çollakun në delegacionin e Prishtinës. Tha se ata e kanë urdhëruar arrestimin e Gjuriçit dhe më nuk ka besim.
Tv Klan