Denohet me 10 vite burg biznesmeni Ardian Xhillari

2018-05-12 5

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 10 vite burg Ardian Xhillarin, për skandalin me naftës virxhin. Ish-biznesmeni i naftës ka përfituar uljen e dënimit me një të tretën, pasi kishte pranuar gjykimin e shkurtuar. Sipas Prokurorisë, biznesmeni në bashkëpunim me ish-zyrtarë të Doganës ka shitur në treg 4,4 milionë litra naftë bruto, pa i përpunuar.

Dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit në këtë rast ishte 2 milionë dollarë. Ndërsa dëmi i shkaktuar mjeteve të qytetarëve dhe mjedisit është i pallogaritshëm. Xhillari u arrestua në 1 Shkurt në Frankfurt të Gjermanisë, në pritje të ekstradimit drejt Shqipërisë.

Togat e zeza shpallën të pafajshme, ish-nëndrejtoreshën e Doganave, Lula Njebza, e cila akuzohej për shpërdorim detyre dhe Prokuroria kishte kërkuar 5 vite heqje lirie. Po i pafajshëm u shpall Mirëarbër Teneqexhiun edhe ky ish-punonjës i Doganës.

Tv Klan